Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka paralajmëruar ndryshime në qasjen e kësaj partie karshi veprimeve anti-kushtetutese të Albin Kurtit.

I ftuar në emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin, Gruda tha se në rast se konstituimi i Kuvendit nuk përmbyllet brenda afateve të parapara kushtetuese, PDK-ja do të veprojë ndryshe.

“Nëse sot Kuvendi nuk konstituohet, prej nesër PDK do të ndërtojë një strategji tjetër të sjelljes politike. Jemi në një situatë sikur kur lumi del prej shtatit. Kur del lumi nga shtrati e gjithë infrastruktura kolapsin dhe t’i duhet ta ridifenosh sjelljen karshi situatës së re. Jemi në një situtatë kur prej nesër e tutje duhet të sillemi ndryshe. Kjo shoqëri duhet të ndërtoj mekanizma tjerë të rezisdencës ndaj një regjimi. Ky është një regjim i pastër që nuk njeh asnjë normë kushtetuese dhe më nuk synon as të jap interpretimin alternativ”, ka deklaruar Gruda.

Related Articles