Kurti nuk propozon kryeparlamentarin, kërkon kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera

Kurti nuk propozon kryeparlamentarin, kërkon kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka kërkuar sërish kohë shtesë për të zhvilluar bisedime me kryetarët e partive të tjera lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Në nisje të seancës konstituive, kur pritej që Kurti të propozonte emrin për kryetar të Kuvendit, ai ka kërkuar kohë shtesë për bisedime.

Kurti ka thënë se ende nuk është arritur një marrëveshje politike, ndërsa ka kërkuar nga deputetët që t’i japin më shumë kohë për të shmangur zgjedhjet e reja.

“Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, ka thënë ai.

Kjo kërkesë ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime në sallën e Kuvendit.

Related Articles