Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin të paktën 11 personave.
Burime të Kanal10 bëjnë të ditur se mbetjet janë të natyrës njerëzore dhe po trajtohen nga ekspertët e mjekësisë ligjore për identifikim.
Ky zbulim lidhet me informacionet e mëhershme për ekzistimin e një varreze masive në këtë zonë, ku dyshohet se janë varrosur persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
