Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje shpërndau të dielën një lajm të rremë gjoja në media të Serbisë u lavdërua Time Kadrija për aksionin me vezë ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës të martën.
Materiali ishte gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.
Kadrijaj ka shkruar në Facebook se “iu kanë rënë maskat”, duke i shtuar se :as Beogradi nuk i shpëton”.
“Ju kanë ra maskat. As Beogradi s’ju shpëton”, ka shkruar ajo.
Më pas Elvis Hoxha ka kërkuar falje për shpërndarjen e këtij lajmi të rremë.
