Deputeti i LVV-së: S’ka dobi të konstituohet Kuvendi pa marrëveshje për Presidentin, çdo ditë që kalon pastaj e di që je afër zgjedhjeve

Deputeti i LVV-së: S’ka dobi të konstituohet Kuvendi pa marrëveshje për Presidentin, çdo ditë që kalon pastaj e di që je afër zgjedhjeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë se “nuk ka dobi” të konstituohet Kuvendi, pa një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.

Ai tha në Kosova Live në T7 se me konstituimin e Kuvendit do të niste një “fushatë elektorale.

“Nuk jep dobi ajo. Pastaj ajo është fushatë elektorale. Çdo ditë që kalon pastaj ti e di që je afër zgjedhjeve”, tha ai.

Rrustemi tha se “është e mundur” të arrihet një marrëveshje “nëse ka vullnet politik”.

“Dy ditë më parë thanë jemi shumë afër, më pas thanë jemi shumë larg. Unë nuk e di sa afër e sa larg mund të jemi. Në pikëpamjen tonë është e mundur që shumë shpejt të kemi një marrëveshje nëse ka vullnet politik”, tha ai.

“Duhet të pajtohemi për President konsensual dhe të ulemi të flasim për formatin e partneritetit apo bashkëpunimit”, tha Rrustemi.

Related Articles