Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje ta mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.
Duke folur në hollin e Kuvendit, Bytyqi tha se është e papranueshme që edhe pushteti të mos e respektojë Kushtetutën e vendit.
“Unë e di që Serbia nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës, po që se nuk e njeh as pushteti, këtë nuk e kemi ditur”, ka deklaruar Bytyqi.
Ajo ka bërë thirrje që VV-ja ta mundësojë konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se vetëm pas këtij hapi mund të shihet se si do të zhvillohet situata politike.
“Do të bëjmë thirrje që VV-ja ta bëjë konstituimin e Kuvendit. Le ta bëjmë konstituimin, e tani të shohim si po rrjedh situata”, u shpreh deputetja e Aleancës.
