Një 84-vjeçar ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Duvbravës për veprën penale të vrasjes së rëndë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Gashi tha se 84-vjeçari ishte i dënuar me 11 vite burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”.
“Vdekja e tij ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Pejës, ka qenë i dënuar me 11 vite burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”, tha Gashi.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen akoma.