Banorët protestojnë para Komunës, kërkojnë intesifikimin e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”

Banorët protestojnë para Komunës, kërkojnë intesifikimin e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë kanë protestuar sot në oborrin e Komunës së Prishtinës.

Ata tash e dy muaj kanë filluar të kërkojnë intensifikim të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, punimet e së cilës ishte planifikuar të përfundoheshin më 13 gusht të këtij viti.

Përfaqësuesi i banorëve, Dren Shahini tha se përveç dëmeve në vetura, kohës së madhe që ju duhet për të qarkulluar në këtë rrugë, janë dëmtuar edhe bizneset.

“Gjatë punimeve nuk janë mirëmbajtur rrugët alternative. Nuk lejojmë diskriminim. Pse në fillim nuk e keni filluar me 200 metra e t’i përfundoni ato por e keni hapur tërësisht rrugën, e tash po i përfundoni shpejt e shpejt 200 metra rrugë. Përveç diskriminimit nuk ka edhe mbikëqyrje”, tha Shahini.

Drejtori i Infrastrukturës, Gëzim Mehmeti ka dalur për të takuar protestuesit dhe i ka marrë ata brenda objektit të komunës, për të biseduar rreth çështjes.

Ai tha se janë dy mundësi, që të kryhet puna për tri javë por pa ngrohje qendrore dhe pa instalim, ose të vazhdojnë punimet deri në përfundim.

Related Articles