Gjenden dy alpinistë të zhdukur para tre dekadave pas shkrirjes së akullnajave zvicerane

Gjenden dy alpinistë të zhdukur para tre dekadave pas shkrirjes së akullnajave zvicerane

Policia ka njoftuar se trupat e dy burrave belgë, të cilët ishin zhdukur në Alpet Zvicerane në vitin 1992, janë gjetur pasi dolën në sipërfaqe si pasojë e shkrirjes së një akullnaje.

Autoritetet bënë të ditur se trupat u gjetën nga një alpinist më 26 korrik në akullnajën Trift, në jug të qytetit zviceran të Luzernit, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Analizat e ADN-së konfirmuan më vonë se bëhej fjalë për dy alpinistë që ishin zhdukur 34 vite më parë pranë malit Weissmies, tha policia. Në kohën e zhdukjes, ata ishin të moshës 39 dhe 41 vjeç.

Shumë shkencëtarë ia atribuojnë ndryshimeve klimatike tërheqjen e shpejtë të akullnajave në Zvicër të cilat, sipas organizatës “Glacier Monitoring in Switzerland” (Glamos), u tkurrën me një të katërtën gjatë dekadës deri në vitin 2025.

Related Articles