Dy fshatra të Mitrovicës përfshihen nga zjarret, ekipet në terren për shuarjen e flakëve

Dy fshatra të Mitrovicës përfshihen nga zjarret, ekipet në terren për shuarjen e flakëve

Dy zjarre janë aktivizuar në Komunën e Mitrovicës. Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Faton Peci, i cili ka bërë të ditur se zjarret janë aktive në fshatrat Kutlloc dhe Bajgor.

Peci, përmes një shkrimi në Facebook, ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, duke u kërkuar të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

“Aktualisht po përballemi me zjarre në fshatrat Kutlloc dhe Bajgor. Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit ka qenë e menjëhershme. Bashkë me ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe ekipin e vullnetarëve, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat e tjera”, ka shkruar ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se vërejnë ndonjë vatër zjarri apo situatë që mund të rrezikojë përhapjen e zjarrit, të njoftojnë menjëherë ekipet përgjegjëse në numrin +383 28 530 129.

Related Articles