Kolona të gjata në kufi, pritje deri në 3 orë e 20 minuta në Merdare

Kolona të gjata në kufi, pritje deri në 3 orë e 20 minuta në Merdare

Pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, sidomos në dalje të vendit.

Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare pritjet për automjete në dalje janë 180 deri në 200 minuta, që i bie rreth 3 deri në 3 orë e 20 minuta, ndërsa kolona ka arritur deri në 1.3 kilometra.

Në Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë rreth 90 minuta, ose 1 orë e 30 minuta, me kolonë deri në 1.2 kilometra.

Në Jarinje, pritjet në dalje janë 50 deri në 60 minuta, pra deri në 1 orë, ndërsa kolona raportohet deri në 900 metra.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra. Në Vërmicë janë 5 deri në 8 minuta, ndërsa në Bërnjak, Glloboqicë, Han të Elezit, Kullë, Muçibabë, Mutivodë dhe Qafë të Morinës pritjet janë kryesisht deri në 5 minuta.

Të dhënat janë përditësuar në 15:42.

Related Articles