Më në fund po përfundon transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germain, pas një analizimi të detajuar të kontratës.
Ylli argjentinas u largua nga Barcelona pas 21 vitesh, derisa mes lotëve tha se nuk dëshironte që një gjë e tillë të ndodhte në këtë mënyrë.
“Po, Leo do të nënshkruajë sot me Paris Saint-Germain”, ka thënë shkurtazi babai i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Jorge Messi.
Fluturimi ende nuk ka ndodhur, por që në orët e vona të pasdites së sotme do të realizohet nj gjë e tillë.
Messi do të fitojë 35 milionë euro pagë sezonale, derisa do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.