“Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve”: Prishtina vishet me flamujt e UÇK-së

“Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve”: Prishtina vishet me flamujt e UÇK-së

Një ditë pas vendosjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë, qyteti ka vijuar aktivitetet në kuadër të atmosferës së krijuar për pritjen e datës 16 shtator.

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se në kryeqytet ka nisur vendosja e flamujve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në shenjë kujtimi për historinë dhe sakrificën për liri.

“Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve. Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë”, ka shkruar Musmurati.

Vendosja e flamujve pason aktivizimin e “Orës së Pritjes” të shtunën në Bulevardin “Nëna Terezë”, e cila po numëron ditët, orët, minutat dhe sekondat deri më 16 shtator.

Këto aktivitete janë pjesë e mesazhit “Kosova po pret” dhe zhvillohen në mbështetje të Marshit për Liri, i paralajmëruar të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Related Articles