PDK-ja përsërit kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive – paralajmëron se nesër do të shkojë në Kuvend

PDK-ja përsërit kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive – paralajmëron se nesër do të shkojë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të rikthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e legjislativit.

Në këtë drejtim, PDK-ja i ka dërguar një tjetër letër kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, me kërkesën që të thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Përmes një njoftimi për media, kjo parti ka bërë të ditur se nesër do të jetë sërish në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, duke ftuar edhe mediat që ta përcjellin aktivitetin.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e hënë, 24 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.”, thuhet në njoftim.

Related Articles