Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën mbrëmjen e së dielës, ku një 25-vjeçare shtatzënë mbeti e vrarë, ndërsa bashkëshorti i saj, 26-vjeçar është në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Sipas informacioneve që Klankosova.tv ka siguruar nga Qendra Emergjente, i plagosuri është i intubuar, dhe i kyçur në respiratorë.
Bazuar në këto informacione, ndaj të njëjtit janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë gjendja e tij paraqitet shumë e rëndë dhe jo stabile.
“Nëse mbijeton nga plagët do të transferohet në MIQ”, thuhet në konfirmimin e QKUK-së për Klankosova.tv.
