Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë të Jugut

Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë të Jugut

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas mesnatës në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një lokali në rrugën “Xhafer Deva”

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Pjetër Dedajn, 55 vjeçar.

Rasti është raportuar rreth orës 00:15, pasi një person i afërt me të ndjerin e ka gjetur atë të shtrirë në ambientet e lokalit dhe ka njoftuar autoritetet.

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e Dedajt.

Në lokacion kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe Forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit Zoraki, së bashku me municion.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related Articles