Shkëmbim i ri mes Moskës dhe Kievit, lirohen nga 10 të burgosur lufte

Shkëmbim i ri mes Moskës dhe Kievit, lirohen nga 10 të burgosur lufte

Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, duke dorëzuar nga 10 persona secila palë, bëri të ditur komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova.

Sipas deklaratës së Lantratovës për televizionin rus Zvezda, procedura u zhvillua në territorin e Bjellorusisë.

Kjo marrëveshje pason një shkëmbim më të gjerë të realizuar vetëm pak ditë më parë, gjatë të cilit Rusia dhe Ukraina liruan nga 103 të burgosur lufte secila.

Prej fillimit të luftës në vitin 2022, të dyja vendet kanë zhvilluar disa shkëmbime, duke mundësuar lirimin e mijëra të burgosurve të luftës.

Related Articles