Lionel Messi është nisur drejt Parisit për të mbyllur kalimin te Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas e përfundoi aventurën te Barcelona pas 21 vitesh, derisa mes lotëve njoftoi se ishte i detyruar të largohej shkaku i rregullave të La Ligës.
Ylli 34-vjeçar tashmë gjendet në aeroportin e Barcelonës së bashku me familjen e tij për t’u nisur më pas për në Paris.
Në orët e mbrëmjes, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të arrijë në kryeqytetin e Francës, për t’i kompletuar testet mjekësore.
Messi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, me një pagë rreth 35 milionë euro në sezon.