Real Madridi nuk është duke u pajtuar me disa vendime të ndërmarra nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas.
Përmes një njoftimi për media, Los Blancos kanë njoftuar se do të ndjekin rrugët ligjore që Tebas dhe zyrtarët e tjerë të penalizohen.
“Në takimin e tij sot në orën 11 të mëngjesit (CEST), Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF u pajtua njëzëri për të filluar veprime juridike civile dhe penale kundër Presidentit të LaLiga, z. Javier Tebas Medrano, z. Javier de Jaime Guijarro, kreu i Fondit CVC, dhe kundër vetë fondit CVC Capital Partners SICAV-FIS”.
“Për më tepër, Bordi i Drejtorëve ka vendosur të ndërmarrë çdo veprim ligjor që ai e konsideron të përshtatshëm për të anuluar dhe për të bërë joefektive çdo rezolutë të mundshme të miratuar nga Asambleja e LaLiga, që do të mbahet më 12 gusht 2021, në lidhje me marrëveshjen midis LaLiga dhe CVC Fondi”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
Ende nuk është sqaruar se përse klubi madrilen do t’i ndjekë këto rrugë juridike kundër Javier Tebas dhe stafit të tij.