118 pacientë me COVID po trajtohen në QKUK, katër në gjendje të rëndë

118 pacientë me COVID po trajtohen në QKUK, katër në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 118 pacientë me COVID-19, prej të cilëve katër në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Sipas komunikatës për medie, 166 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme prej të cilëve 118 të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 105 me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në QKUK, 94 pacientë të shtrirë, 53 prej tyre Covid-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 52 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, SHSKUK-ja bën te ditur se në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre Covid-19 pozitivë, 40 me oksigjeno-terapi.

‘”Spitali i Prizrenit, 20 pacientë, Spitali i Gjakovës, 18 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 13 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë”, thuhet në njoftim.

10 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19166 pacientë të shtrirë në klinikat…Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Tuesday, August 10, 2021

Related Articles