Është identifikuar e reja që mbeti e vrarë nga të shtënat me armë zjarri gjatë festivalit “Aarau Rave” në Zvicër.
Viktima është Maria S., 22-vjeçare nga Italia, e cila ishte zhvendosur në Zvicër vetëm një muaj më parë, me synimin për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë të re.
Sipas Bild, ajo kishte përfunduar shkollën e hotelerisë, kishte gjetur punë si kameriere dhe planifikonte t’i vazhdonte studimet jashtë vendit.
22-vjeçarja u qëllua për vdekje rreth orës 02:30 të së dielës, teksa festivali po përfundonte.
Policia Kantonale e Aargaut bëri të ditur se Maria ishte viktimë e rastësishme e të shtënave.
Vdekja e saj është konfirmuar edhe nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
