Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike të “Pastrimit”

Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike të “Pastrimit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Kryeqyteti do të krijojë një ndërmarrje të re publike komunale për pastrimin.

Rama tha se sistemi aktual i Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, ku përfshihen edhe komunat e Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Podujevës dhe Drenasit, nuk po i përgjigjet më nevojave të Prishtinës.

“Kryeqyteti i ka përmbushur obligimet e veta. Dokumentet janë tashmë publike. Procesi ka mbetur i bllokuar për një nënshkrim.

Dhe çmimin e këtij bllokimi nuk e paguan ministri. E paguajnë qytetarët e Prishtinës.

Prandaj, këtë javë kemi mbajtur takim me kryetarët e komunave që janë pjesë e Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, me menaxhmentin dhe punëtorët e kompanise dhe KEMI MARRË VENDIM”, shkroi Rama në Facebook.

Related Articles