Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës do të hyjnë në grevë nga 1 shtatori, për shkak të mospagesës së një pjese të pagës së muajit korrik.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
Sipas tij, pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave të vazhdueshme, deri më tani nuk është gjetur zgjidhje për pagesat e mbetura.
Federata ka njoftuar se greva do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje dhe përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.
FSPTSPK-ja ka deklaruar se mbetet e hapur për dialog dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë të situatës.

