Rama: Po duhet me i mbrojt komunat nga qeveria jonë, nga njerëzit që dikur i kanë gjuajtur me zolla institucionet

Rama: Po duhet me i mbrojt komunat nga qeveria jonë, nga njerëzit që dikur i kanë gjuajtur me zolla institucionet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fjalimin e tij gjatë protestës së sotme të komunave kundër qeverisë, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e bllokon buxhetin e komunave ku nuk qeveris Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se këtë kosto po e paguajnë qytetarët, ndërsa tha se është paradoks që komunat po duhet të mbrohen nga qeveria e tyre.

“Albin Kurti po i përdor institucionet për t’i bllokuar qytetarët. Shikoni çka po ndodh me komunat! Aty ku Vetëvendosja nuk fitoi, Qeveria po e bllokon buxhetin e investimet. Po bllokohen të hyrat vetanake, po merren nga buxhetet komunale mjetet për kontratat për të cilat komunat as nuk i kanë pyet, nuk kanë qenë pjesë e procesit vendimmarrës. Dhe kush po e paguan këtë çmim? Nuk po e paguajmë ne kryetarët, por ju qytetarë të nderuar. Pas gjithë sakrificës së këtij populli, pas luftës, pas njerëzve që e dhanë jetën, pas punës së brezave të tërë për t’i krijuar institucionet tona, sot kemi ardhur në një pikë ku duhet me i mbrojt komunat nga njerëzit që i udhëheqin këto institucione. Paramendoni ku jemi ardhë sot. Katastrofale kjo. Duhet me i mbrojt komunat nga qeveria jonë. Çfarë marrë! Çfarë paradoksi. Shikoni kush po i udhëheq këto institucione. Këto institucione sot po i udhëheqin sot njerëzit që dikur i kanë djegur e i kanë sulmuar me zolla e gaz lotsjellës pikërisht këto institucione”.

Related Articles