Nuk duronte mishin në vitrinë: vegjetariani sulmon tri herë brenda tri ditësh mishtoren e shqiptarit në Lozanë

Nuk duronte mishin në vitrinë: vegjetariani sulmon tri herë brenda tri ditësh mishtoren e shqiptarit në Lozanë

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar lagjen Boisy-Pierrefleur në Lozanë, ku mishtorja e shqiptarit Zen Bajrami është sulmuar tri herë brenda vetëm tri ditësh. Pronari tregon për Albinfo.ch se personi kundërshtonte mishin e ekspozuar në vitrinë.

Para incidenteve, ai kishte ardhur në lokal dhe kishte biseduar drejtpërdrejt me Bajramin.

“Më tha se nuk do të më bënte asgjë dhe se nuk do t’i thyente xhamat”, rrëfen pronari.

Megjithatë, situata mori një tjetër rrjedhë. Në ditët që pasuan u dëmtuan xhamat e lokalit, ndërsa në njërin prej rasteve personi preku edhe mishin.

Sipas Bajramit, arsyeja e sjelljes së tij lidhej pikërisht me faktin se nuk dëshironte të shihte mish të ekspozuar nga jashtë.

Fotografitë e siguruara nga Albinfo.ch tregojnë pasojat e sulmeve: xhama të plasaritur në disa pjesë të fasadës dhe copa të mëdha të thyera përtokë.

Shqetësim në Boisy-Pierrefleur

Ngjarjet kanë krijuar pasiguri jo vetëm për familjen Bajrami, por edhe në lagje. Sipas pronarit, banorët janë të shqetësuar nga sjellja e personit dhe nga përsëritja e incidenteve në një periudhë kaq të shkurtër.

Për Bajramin, çështja tashmë shkon përtej dëmit material. Bëhet fjalë për sigurinë e biznesit, të njerëzve që punojnë aty dhe të klientëve që hyjnë çdo ditë në lokal.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme, pronari pret që situata të trajtohet nga autoritetet dhe që të mund të vazhdojë aktivitetin e tij në qetësi/Albininfo.ch

Foto: Mishtorja e familjes Bajrami në Lozanë pas sulme
Foto: Zen Bajrami

Related Articles