Refuzimi nga LVV, Osmani: Ka qenë zgjedhje e tyre, s’donin bashkëpunim, s’donin stabilitet (VIDEO)

Refuzimi nga LVV, Osmani: Ka qenë zgjedhje e tyre, s’donin bashkëpunim, s’donin stabilitet (VIDEO)

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, komentoi refuzimin e LVV-së për propozimin e emrit të saj për presidente të vendit që e çoi Kosovën në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Osmani tha se në Kosovë tashmë janë krijuar rrethana të reja dhe se politikanët duhet të pranojnë rezultatin elektoral për të formuar institucionet e reja të vendit.

“Ka qenë zgjedhje e tyre, nuk kanë dashur bashkëpunim, nuk kanë dashur një mandat të dytë, nuk kanë dashur stabilitet. Është çështje e mbyllur, tashmë jemi duke folur për rrethana komplet të tjera në këta numra që janë të cilët janë vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe ne nuk mund të krijojmë me realitet tjetër. Duhet të pranohet rezultati elektoral. Duhet të pranohet që qytetarët e Kosovës i kanë dhënë këta numra”, tha ish-presidentja Vjosa Osmani.

Related Articles