Kujtim Shala pas kritikave të Abdixhikut: Njerëzit e lirë e përcaktojnë rrugën e LDK-së

Kujtim Shala pas kritikave të Abdixhikut: Njerëzit e lirë e përcaktojnë rrugën e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë.

Shala është njëri nga gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

Pas këtij qëndrimi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i kritikoi deputetët, duke deklaruar se ata nuk po e respektojnë vullnetin e shumicës së partisë.

Shala reagoi përmes një postimi në Facebook, ku publikoi një fotografi nga një tubim i LDK-së.

“Njerëzit e lirë, përcaktues të rrugës së përjetshme të LDK-së”, shkroi ai.

Related Articles