Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në rrugën “Agim Ramadani”.

Rasti është raportuar rreth orës 20:00, ndërsa menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lokacion kanë intervenuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Ajo bëri të ditur se policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles