Tragjedi: Alpinisti Florian Sini humb jetën pasi bie në humnerë

Tragjedi: Alpinisti Florian Sini humb jetën pasi bie në humnerë

Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë të Kelmendit.

Viktima është identifikuar si Florian Sini.

Sipas Policisë së Shtetit, rasti është raportuar rreth orës 10:52, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Sinit, duke e cilësuar rastin si aksident tragjik.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles