Sot varroset Ismet Alimusaj, i cili humbi jetën pas aksidentit në Loxhë

Sot varroset Ismet Alimusaj, i cili humbi jetën pas aksidentit në Loxhë

Dje se Ismet Alimusaj nga Strellci i Deçanit kishte humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e 18 gushtit në fshatin Loxhë të Pejës.

Pas konfirmimit të autopsisë, familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 6 shtator 2026, në orën 17:00, në Varrezat e Hajratit në Strellc të Epërm të Deçanit.

Ismet (Selim) Alimusaj kishte lindur më 12 shtator 1979, ndërsa ka ndërruar jetë më 4 shtator 2026.

Vdekjen e tij e kishte konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai kishte bërë të ditur se Alimusaj ndërroi jetë në një spital në Shkup dhe se trupi i pajetë do të dërgohej në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e aksidentit vazhdojnë të hetohen nga organet kompetente.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se më 4 shtator 2026, ndërroi jetë më i dashuri ynë. E pamja mbahet në fshatin Strellc i Epërm, në shtëpinë e familjes. Varrimi i të ndjerit bëhet më 5 shtator 2026, në ora 18:00 (6 pasdite)”.

Related Articles