Aksident mes tri veturave në Arllat, nuk dihet nëse ka të lënduar

Aksident mes tri veturave në Arllat, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Arllat të Malishevës.

Bazuar në pamjet e publikuara nga mediat lokale, në aksident dyshohet se janë përfshirë tri vetura.

Dëmet materiale nuk duken të mëdha, ndërsa deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.

Related Articles