IKShPK: 164 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

IKShPK: 164 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 13 shtator 2026 janë konfirmuar gjithsej 164 raste me fruth në Kosovë.

Sipas IKShPK-së, vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar gjashtë raste të reja, ndërsa mbi 95% e rasteve të konfirmuara janë te persona të pavaksinuar me vaksinën MMR.

IKShPK ka bërë thirrje për vaksinim të rregullt dhe ka theksuar se është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up) për fëmijët që nuk janë vaksinuar sipas kalendarit.

Gjatë këtij viti, mbi 2,794 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç janë vaksinuar përmes programit catch-up.
Instituti ka vlerësuar angazhimin e prindërve dhe profesionistëve shëndetësorë në rritjen e vaksinimit, duke theksuar se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

Related Articles