Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për President të Kosovës.
Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu tregoi dinjitet përballë asaj që e quajti “histeri politike”.
“Bekim Sejdiu tregoi dinjitet. Tërheqja e tij, përballë histerisë politike, dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë do të ishte zgjedhja e duhur për President”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka shprehur keqardhje që Kosova aktualisht nuk ka President dhe e ka cilësuar situatën politike si “kaos politik” dhe “bllokadë si mjet”.
