85 mijë paund në muaj në rast ndarjeje, kjo është marrëveshja paramartesore e CR7 me Georgina Rodriguez

85 mijë paund në muaj në rast ndarjeje, kjo është marrëveshja paramartesore e CR7 me Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore me vlerë marramendëse, përpara se të kurorëzonin lidhjen e tyre në martesë.

Çifti i njohur raportohet se ka zhvilluar një ceremoni intime në vilën e tyre luksoze, me vlerë rreth 30 milionë paund, në Cascais të Portugalisë.

Sipas dokumenteve, Ronaldo dhe Georgina kanë zgjedhur një “regjim të ndarjes së pasurive”. Në praktikë, kjo do të thotë se, në rast të një ndarjeje, pasuria e krijuar apo e blerë në emër të secilit nuk do të ndahej automatikisht në mënyrë të barabartë. Ndërsa pasuritë e regjistruara në emër të të dyve do të ndaheshin mes tyre.

Por pika më e bujshme e marrëveshjes lidhet me shumën që Georgina do të përfitonte në rast ndarjeje.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, të përcjella edhe nga “Marca”, Georgina do të merrte një pagesë mujore prej rreth 85 mijë paundësh.

Marrëveshja thuhet se është përcaktuar pas lindjes së vajzës së tyre, Alana, me synimin për të garantuar sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve.

Ndërkohë, një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen lidhet me pasuritë e paluajtshme të çiftit. Sipas raportimeve, vila luksoze e Ronaldos në zonën prestigjioze “La Finca” në Madrid, me vlerë rreth 5 milionë paund, është e regjistruar në emër të Georginës.

Kështu, përtej luksit dhe jetës së tyre publike, marrëveshja paramartesore duket se ka vendosur në detaje edhe aspektet financiare të jetës së çiftit në rast të një ndarjeje.

Related Articles