Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate, ka deklaruar në Pressing në T7 se ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, është trajtuar në “mënyrë brutale”, gjatë arrestimit.
“Prej kur e kanë marrë nga shtëpia, e kanë lidhë, janë sillë në mënyrë arrogante, nuk kanë komunikuar në mënyrë normale. E kanë dëtyruar të rrijnë në një qosh…E kanë transportu në mënyrë mizore, brurale”, tha Sherifi në Pressing.
Ai shtoi se “thu se po transportojnë një kriminel”.
