Kapiteni Berat Gjimshiti, në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, tha se gjendja e grupit është shumë e mire dhe nënvizoi se skuadra ka si objektiv vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Europian për herë të tretë.
Ai tha se e ka gjetur skuadrwn nw njw nivel tw mirw, teksa u shpreh i lumtur me rikthimin e portierit veteran, Etrit Berisha.
“E kam gjetur skuadrën shumë mirë, kemi pasur më shumë kohë se fundi i sezonit të kaluar. Na janë nevojitur këto ditë për të mësuar edhe idetë e trajnerit, një frymë e re, lojtarë të rinj. Është një frymë shumë pozitive në kombëtare. Etriti është rikthyer, është një lojtar kyç me shumë eksperiencë, që unë e njoh dhe kemi luajtur bashkë edhe në Itali. Do t’i japë një dorë të gjithë të rinjve në Kombëtare dhe do të tregojë vlerat e kombëtares”, tha ai fillimisht.
“Premtimi, si gjithmonë, do japim maksimumin në fushë. Do të jemi të gjithë bashkë, si në fitore, ashtu edhe në humbje. Duam vendin e parë në këtë grup për të pasur një mundësi për të kaluar për herë të tretë në Europian. Ky është synimi i të gjithëve ne”, tha Gjimshiti, kur u pyet pwr njw premtim ndaj tifozwve pwr neswr.
A ka presion kur luan pwr vendin e parw nw grup?
“Ke njëlloj presioni, sepse të gjithë kanë pretendime për vendin e parë. Të gjithë e kemi, edhe unë vetë jam një lojtar që kërkoj maksimumin. Nuk e kishim këtë fat ndaj Polonisë. Do të ishte një arritje e madhe, por duam të përsërisim Europianin për herë të tretë”, tha kapiteni shqiptar.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë nesër, me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë, duke nisur aventurën në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Së bashku në grup me shqiptarët janë edhe San Marino e Finlanda.
