Përparim Rama nderon vëllezërit Bytyqi: I përjetshëm kujtimi për ju

Përparim Rama nderon vëllezërit Bytyqi: I përjetshëm kujtimi për ju

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar vëllezërit Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, duke vlerësuar kontributin e diasporës shqiptaro-amerikane në luftën për lirinë e Kosovës.

Rama ka thënë se Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve të saj përtej Atlantikut dhe gjithë diasporës shqiptaro-amerikane.

“Së bashku me Kryetarin e Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe Kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’, Dr. Elmi Berisha, bëmë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi, duke u përulur me nderim dhe mirënjohje para sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ai ka kujtuar se vëllezërit Bytyqi, shqiptaro-amerikanë, u kthyen nga Shtetet e Bashkuara për t’iu bashkuar përpjekjes për çlirimin e Kosovës.

“I përjetshëm kujtimi për ju”, ka përfunduar Rama.

https://www.facebook.com/share/p/19RL55UR1B/

Related Articles