Simiq: PSRK-ja na ftoi për intervistim për cenim të rendit kushtetues e vepra tjera

Simiq: PSRK-ja na ftoi për intervistim për cenim të rendit kushtetues e vepra tjera

Prokuroria Speciale Republikës së Kosovës supozohet se u ka dërguar ftesa zyrtarëve të Listës Serbe në cilësinë e të dyshuarve.

Kështu së paku ka pretenduar nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq, i cili, përmes një postimi në Facebook, tha se ftesa atyre u ka ardhur nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit i Prokurorisë Speciale, raporton Klankosova.tv.

Sipas tij, ata dyshohen për 5 vepra penale, nga sulmi ndaj rendit kushtetues e deri te huliganizmi.

“Dhe përsëri thirrje nga Prokuroria Speciale e Prishtinës, dhe përsëri presione… Duket se sa herë që në Kuvendin e Prishtinës flas për vuajtjet e popullit serb, dikush nervozohet”.

“Kësaj radhe kanë renditur veprat e dyshuara penale: bashkëpunim me qëllim të sulmit ndaj rendit kushtetues, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm…”, tha Simiq në këtë postim.

Ai tha se do t’i përgjigjet thirrjes, “sepse nuk kam asgjë për të fshehur” dhe se “nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe se, si përfaqësues politik, e kam për obligim të jem me popullin tim dhe të flas publikisht për vuajtjet e tij”.

Në videon e publikuar në Facebook, Simiq ka publikuar edhe disa dokumente për të cilat pretendon se janë ftesat e Prokurorisë Speciale.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale për të konfirmuar pretendimin e Simiqit. 

Related Articles