A do të jetë i gatshëm Aro Muric për nesër? Kjo është përgjigja e Franco Fodas

A do të jetë i gatshëm Aro Muric për nesër? Kjo është përgjigja e Franco Fodas

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencën për media para ndeshjes ndaj Izraelit nesër në Ligën e Kombeve.

Ndër tjera, ai foli edhe për Aro Muric, i cili pati një lëndim në ndeshjen ndaj Austrisë të dielën.

“Aro Muric ka pësuar një lëndim ndaj Austrisë, sonte do ta shohim nëse ai mund të luajë nesër ndaj Izraelit apo jo”, tha Foda.

Ndeshja ndaj Izraelit luhet nesër në Hungari me fillim nga ora 20:45.

Related Articles