Avokati Koci i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Presidentes “pas afatit”

Avokati Koci i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Presidentes “pas afatit”

Avokati Arianit Koci i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e afatit që ai pretendon se u bë në mesnatë me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës Presidente të vendit.

Koci shkroi në një postim në Facebook se e ka depozituar në Kushtetuese “njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26”.

Avokati thotë se “Gjykata kishte përcaktuar qartë se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhej të përfundonte deri më 6 tetor 2026”, dhe se “sipas të dhënave publike, votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës”.

“Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit, e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarja e Kuvendit”, shkruan Koci.

Ai tha se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme” dhe se “pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”.

Në komente, Koci ka treguar edhe “njoftimin” që e ka dorëzuar në Gjykatë.

Avokati shkroi pas mesnate se “shkuarja në zgjedhje tashmë është detyrim kushtetues”.

Related Articles