Në fjalimin e saj pas zgjedhjes Presidente e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka thënë se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ajo ka deklaruar se e pranon me nder të madh dhe përgjegjësi detyrën e Presidentes, duke theksuar se mandati i saj nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe institucioneve të vendit.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem presidente e gjithë qytetarëve”, tha Shiroka-Pula.
Ajo ka thënë se do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.
“Do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, sigurt me orientim të qartë euroatlantik e me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, njerëzit e saj dhe besoj së bashku mund të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, tha ajo.
