Haaland drejt largimit nga Man City? Barcelona, Bayerni dhe Real Madridi në garë

Haaland drejt largimit nga Man City? Barcelona, Bayerni dhe Real Madridi në garë

Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City, pasi raportohet se agjenti i tij ka kontaktuar me disa klube të mëdha evropiane.

Sipas raportimeve, Barcelona dhe Bayern Munich janë njoftuar për kushtet financiare të një transferimi të mundshëm të sulmuesit norvegjez, përfshirë pagën e tij dhe shumën që kërkohet për transferimin.

Edhe Real Madridi po e përcjell situatën e 26-vjeçarit dhe mund të jetë një nga klubet e interesuara për të.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare apo marrëveshje të konfirmuar. E ardhmja e Haalandit te Manchester City mbetet e paqartë.

Related Articles