Kandidaturat e tre pretendentëve për kryetar të Vushtrrisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nasuf Aliu, Besim Muzaqi dhe Sylejman Meholli, nuk janë miratuar nga Kryesia Qendrore e kësaj partie.
Veriu.info mëson se në selinë qendrore të Vetëvendosjes është marrë vendim që kandidat i kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë të jetë Arsim Rexhepi, i cili kishte aderuar në Vetëvendosje para 3 vitesh, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Kandidatura e Arsim Rexhepit nga Vetëvendosje pritet të zyrtarizohet më së largu në vikend.
Ndryshe, Arsim Rexhepi ishte për disa vite nënkryetar i AKR-së dhe ishte deputetë nga AKR-ja në vitet 2007-2010.