Regjistrohet temperatura më e lartë në Evropë

Regjistrohet temperatura më e lartë në Evropë

Temperatura më e lartë që kur kanë filluar matjet në Evropë, është regjistruar sot. Kjo temperaturë u regjistrua në Itali, ku 48.8 gradë Celsius u matën në Sicilinë juglindore.

Ajo u mat nga SIAS – shërbimi i informacionit agrometeorologjik i Sicilisë.

Një temperaturë rekord u regjistrua në orën 2 pasdite në Florida, një vend në provincën e Sirakuzës në Sicili.

Rekordi i mëparshëm u mbajt nga Athina, ku u matën 48 gradë në vitin 1977.

Nga ana tjetër, në Sicili më 20 shtator 1999 u regjistrua temperatura 48.5 gradë, por kjo kurrë nuk u njoh zyrtarisht si rekord.

Rekordi i sotëm në Florida është gjithashtu ende jozyrtar.

Duhet të kontrollohet dhe miratohet nga ekspertë të Organizatës Botërore Meteorologjike.

Related Articles