Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, plagosen dy persona

Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, plagosen dy persona

Një automjet ka shpërthyer në lëvizje në bulevardin e lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër.Ngjarja ka ndodhur përpara Gjykatës, ndërsa pas shpërthimit, automjeti ka ndaluar përpara Drejtorisë së Policisë.

Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.“Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Related Articles