Një episod i dhunshëm e ka tronditur futbollin portugez. FC Alverca ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me portierin Mateus Mendes, pas sjelljes së tij në ndeshjen e ekipit të dytë kundër Oliveira do Hospital.
Ngjarja ndodhi të dielën, menjëherë pas përfundimit të takimit të vlefshëm për kampionatin portugez.
Sipas raportimeve të mediave lokale, portieri brazilian e humbi kontrollin dhe e goditi me grusht në kokë një lojtar të skuadrës kundërshtare, duke e shkaktuar një përplasje mes futbollistëve në fushë.
Ndeshja përfundoi me fitoren 3-1 të Oliveira do Hospital, por vëmendja pas vërshëllimës së fundit u përqendrua te incidenti i rëndë.
Alverca nuk e toleron dhunën
Klubi portugez reagoi zyrtarisht të hënën, duke e njoftuar ndërprerjen e kontratës me portierin 27-vjeçar.
Në komunikatën e publikuar, Alverca e dënoi sjelljen e futbollistit dhe kërkoi falje ndaj klubit kundërshtar, lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve të tij.
“FC Alverca nuk mund të pranojë sjellje të kësaj natyre, të cilat bien ndesh drejtpërdrejt me vlerat e sportit, respektin për kundërshtarin dhe parimet e fair-play-t”, thuhet në komunikatën e klubit.
Drejtuesit theksuan gjithashtu se dhuna dhe diskriminimi nuk kanë vend në futboll, duke nënvizuar se përfaqësimi i klubit nënkupton edhe përgjegjësi për sjelljen individuale.
Rasti mund të ketë pasoja të tjera
Përveç pasojave sportive, incidenti e ka tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve portugeze.
Sipas raportimeve të mediave lokale, autoriteti për parandalimin dhe luftimin e dhunës në sport e ka përcjellë çështjen te Prokuroria për shqyrtim të mëtejshëm.
Kështu, Mateus Mendes jo vetëm që ka humbur vendin e tij te Alverca, por mund të përballet edhe me pasoja të tjera për veprimin e kryer.
Klubi portugez, ndërkohë, e ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë sjellje që e cenojnë respektin dhe integritetin e futbollit. /
A vitória do Oliveira do Hospital diante do Alverca B (3-1) ficou manchada pela agressão violenta de Mateus Mendes, guarda-redes de nacionalidade brasileira, da equipa dos ribatejanos desferiu um soco na cabeça de 1 jogador adversário e um forte pontapé https://t.co/g7PFxf6Flf https://t.co/WImNzxA223— Manuela Silva (@mariamanuelaCl1) October 12, 2026
