Fadil Geci flet te Pallati i Drejtësisë: Jemi familje shtetformuese

Fadil Geci flet te Pallati i Drejtësisë: Jemi familje shtetformuese

Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit, i cili dyshohet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, ka folur para mediave nga Pallati i Drejtësisë ku po mbahet seanca dëgjimore ndaj Gecit.

Geci tha se familja e tij e vlerëson shtetin edhe kur ‘vendimet e tij nuk janë në favor” të tyre.

“Ne jemi familje shtetformuese, jo shtetpërfituese. Krejt luftën tonë prej fillimit e kemi bërë për shtetin e Kosovës, për me mbrojtë Kushtetutën e Kaçanikut, edhe shtetin e Kosovës. Dhe për ata jemi sot këtu, në drejtim do të punojmë deri të vdesim, na si familje nuk kem tjetër ça me thonë”, tha Geci.

Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e Gecit, ndërsa vendimi për këtë pritet të merret sot.

Related Articles