Gjini: Daut Haradinaj fytyra e UÇK-së, emrin e tij disa e kanë problem edhe sot

Gjini: Daut Haradinaj fytyra e UÇK-së, emrin e tij disa e kanë problem edhe sot

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar në mbrojtje të Daut Haradinajt, duke e cilësuar atë si një nga figurat e UÇK-së dhe duke kritikuar partinë në pushtet për sulmet e orkestruara ndaj tij.

Gjini ka thënë se është e pritshme që Dauti të ketë kundërshtarë, por ka theksuar se shumë parti politike do të dëshironin ta kishin atë në radhët e tyre, nëse ai nuk do të ishte kundërshtar politik.

“Dauti është fytyra e UÇK-së, e emrin e tij është krejt normale që disa që janë anti komb e kanë telashe edhe sot, gati tre dekada pas luftës”, ka shkruar Gjini.

Ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si standard të dyfishtë të disa partive politike, të cilat, sipas tij, harrojnë problemet dhe veprimet e njerëzve nga radhët e tyre, ndërsa përdorin akuza ndaj kundërshtarëve politikë.

Gjini ka ironizuar edhe me partinë në pushtet që dikur mbante armatim nëpër zyra, ndërsa sot përpiqen të paraqiten si shembull i politik.

“Daut Haradinaj nuk ka mbajtur molotov në zyrë, e as nuk e ka gjuajtur kuvendin me zollë. Dauti nuk i ka vjedh milionat me rrymë as me penj të spitaleve, e as me grurë të popullit. As nuk është fshehur, asnjëherë”, ka deklaruar Gjini.

Kryetari i Aleancës e ka përshkruar Daut Haradinajn si një kryengritës të pakompromis kundër Serbisë, duke e vënë theksin te kontributi i tij dhe i familjes Haradinaj në luftën për çlirimin e Kosovës, transmeton.

“Dauti e familja Haradinaj ishin aty kur Kosova kishte nevojë për liri, dhe është këtu sot, siç do të jetë gjithmonë për vendin”, ka përfunduar Gjini.

Related Articles