Deputeti nga Zhegra, Isa Agushi ka shfaqur pakënaqësitë e tij në rrjete sociale me subjektin e tij, PDK-në, gjegjësisht kryetarin e saj në nivel qëndror, Memli Krasniqi.
Deputeti i PDK-së nga Zhegra, bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, njëherit njëri nga zërat më të theksuar e më të kumbueshëm të Kuvendin Komunal të Gjilanit, qoftë si këshilltar i LDK-së paraprakisht, qoftë si Këshilltar Komunal i PDK-sën së fundi, parti në të cilën ka aderuar paraprakisht dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij opozitar viteve te fundit, ka shfaqur hapur pakënaqësitë e tij në rrjete sociale me subjektin që i përket, PDK-në, gjegjësisht kryetarin e saj në nivel qëndror, Memli Krasniqi.
Ai nuk ka adresuar saktë arsyet e pakënaqësisë, dhe as nuk është lëshuar decidivisht në emra konkret, porse ka lënë të nënkuptohet.
Agushi ka theksuar bashkëpunimin e mirë që ka pasur me ish kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, ndërsa ka lavduar edhe kryetarin e deritashëm të degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa.
Kujtojmë që sot janë bërë të ditur emrat e disa kandidatëve për kryetar të komunave nga radhët e PDK-së, ku dega e Gjilanit ka nominuar ish zëvendësministren e MKRS-së, njëherit Këshilltaren Komunale në mandatin e kaluar, Leonora Bunjaku.
POSTIMI I PLOTË: