Lushtaku me mesazh prekës për punëtorin që dyshohet se humbi jetën në Komoran

Lushtaku me mesazh prekës për punëtorin që dyshohet se humbi jetën në Komoran

Një person dyshohet se ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së djeshme në vendin e punës, në Komoran. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Aliu pas lajmit për vdekjen tragjike të familjarit të tyre, Raif Aliut.

“E përjetova rëndë lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të Raif Aliut nga Likofci. Një lajm i tillë të trondit dhe të lë pa fjalë, sepse ikja e një njeriu të mirë, në mënyrë kaq të dhimbshme e të papritur, është humbje që rëndon mbi zemrën e secilit që e ka njohur”, ka shkruar Lushtaku.

Kreu i Skenderajt, e përshkroi të ndjerin si njeri të urtë, fjalëpak dhe punëtor, i cili kishte dëshmuar vlerat e tij përmes punës dhe respektit për të tjerët.

“Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh. Si njeri i një familjeje të respektuar, ai veten e dëshmoi me punë, sjellje dhe respekt për të tjerët”, ka theksuar kryetari i Skenderajt.

Lushtaku ka thënë se lajmi i hidhur ka prekur jo vetëm familjen, por edhe banorët e Likofcit dhe të gjithë ata që e kanë njohur Raif Aliun.

Related Articles